Ana e “Përputhen” shokon të gjithë me deklaratën e fundit

Jo për dashurinë, Ana e thotë troç: U futa në ‘Përputhen’ me tjetër qëllim. Ndonëse nuk është më pjesë e “Përputhen”, Ana Lleshi vazhdon të mbetet një personazh shumë i komentuar në media dhe rrjete sociale.

Ditën e sotme e ftuar në “E diell”, Ana foli për hyrjen e saj në “Përputhen”.

Ajo tha se gjetja e dashurisë nuk ishte qëllimi i saj i vetëm në këtë program.

Ish-konkurrentja tha se me kohën do të vërtetohet gjithçka, duke i bërë të gjithë shumë kurioz.

“Unë u futa në Përputhen se kisha një qëllim timin që me kohën do të vërtetohet se çfarë është. E para, që është më e rëndësishme nuk u futa kot. U futa se kisha një qëllim, se çfarë, si, qysh, si, tek duhet të presësh edhe pak. U futa me një pikësynim që nëse nesër marr këtë gjënë që mora, do ta përdor për diçka”, tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu