Analistët: Ivanov i gatshëm të bllokojë të gjtiha proceset

Në rrethana kur presidenti aktual i vendit Gjorge Ivanov është shëndrruar në pengesë për implementimin e ligjeve të miratuara nga kuvendi, madje edhe pasi janë kthyer në rivotim, siç ka ndodhur me ligjin për avancimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, apo marrveshjes së Prespës, ekspertët zgjiedhjen e shohin te përfundimi sa më parë i mandatit të Ivanovit.

Prefosori Universitar Fati Iseni thot se për të shmangur edhe bllokimin e ndryshimeve kushtetuese, në bazë të Kushtetutës zgjedhjet e rregullta Presidenciale mund të mbahen dy muaj para përfundimit të mandatit dhe në këtë mënyrë me një president konsensual vendi do të lirohej nga bllokadat e njëpasnjëshme të Ivanovit.

“Përvojat e deritanishme kanë treguar se Presidenti aktual Gjorge Ivanov ka bllokuar çdo process, se dëshiron të shkon si “hero”, edhe gjatë këtij procesit të fundit tek pakon në ndryshimet kushtetuese. Mirpo unë mendoj se këtu ka një alternative tjetër. Në bazë të kushtetutës lejohet një dy muaj, apo 60 ditë më herët mund të mbahen zgjedhjet e rregullta presidenciale, dhe nëse kalkulojmë me 14 shkurtë 2019, respektivisht dita e diel i bie apo diuta e diel i bie të jetë më 17 shkurtë. Pra ka mundësi në heshtje, pa zhurë të madhe, pa zgjedhje të parakohshme, pa impiqment të Presidentit të kemi President të ri i cili do ta nënshkruante pakon”, u shpreh profesori universitar Fatih Iseni.

Por profesori Mersim Maksuti thot se fuqia e Ivanovit në një situate kur kuvendi i miraton ndryshimet kushtetuese me dy të tretat e votave është e barabartë me zero.

“Në rastin konkret presidenti Ivanov nuk mund ta bllokon miratimin e ndryshimeve kushtetuese të cilat janë paralajmëruar. Por amandamentet kushtetuese të cilat tashmë janë në procedur të miratimit të tyre do të hynë në fuqi me vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, edhe atë me 2/3 e numrit të përgjithshëm të deputetëve. E drejta e presidentit këtu nuk parashihet që ti nënshkruaj amandamentet kushtetuese dhe në mënyrë të bllokoj, apo të paraqes penges për shpallejn e tyre, dhe hyrjes në fuqi”, theksoi profesori universitar Mersim Maksuti.

Nga e hëna fillon në Kuvend faza e fundit e miratimit të ndryshimeve Kushtetuese që dalin nga Marrevshja e Prespës.

Por ato do të hijnë në fuqi vetëm pas shpalljes në gazetën zyrtare, dhe pasi Marrveshja e Prespës të jetë ratifikuar në parlamentin grek.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu