Analistët në “Click Plus TV21”: Kandidatët për deputet sa i përket ekonomisë me premtime të mëdha, por harrojnë se pozitat e subjektit politik shqiptarë janë të dobta

Pas debatit në mes të deputetëve vazhdoj edhe Click Plus me analizën zgjedhore edhe atë të ftuar ishin analistët Albert Musliu, Fatmir Bytyqi dhe Ibrahim Mehmeti ndërkohë që kanë komentuar deklaratat dhe platformat e kandidatëve për deputet në zonën e VI zgjedhore zonë kjo më e rëndësishme tek shqiptarët.

Ka shumë tema që ne si analist do bënim nënpyetje se premtimet e mëdha janë por pozitat e subjektit politik shqiptarë janë të dobta por nënkupton harmonizim të platformave me partnerët e ardhëshëm, fillon debatin kështu analisti Musliu ndërkohë që Mehmeti shton se është mirë që ka nisur një lloj debati i tillë si një frymë demokratike tek shqiptarët.

Në fakt i bashkangjitem asaj që tha Alberti është një lloj ushtrimi i demokracisë por edhe debati ku qytetarit i jepet mundësia të shohin se kush do i përfaqësojë por cilësia e debatit nuk është në nivel që shohim jashtë, ka pasur përpjekje nga jashtë që meren në mënyrë profesionale mirëpo nuk ka pasur gatishmëri dhe është problem i vecantë e ju si media meritoni kompliment se po ulni në një studio kandidatët, shton më tej Mehmeti.

Analisti Bytyqi thekson se brenda 24 orëve ka evoluar debati nga nata e mbrëmshme pasiqë kandidatët kanë filluar të ndryshojnë retorikën e diskutimit.

Unë kisha fatin të shoh dhe dje e mund të përgëzoj se sot ka evoluar debati dhe kjo është ndikim pozitiv dhe realisht është rruga e vetme, supozojmë se brenda 24 orëve ndryshe ose pas 30 dite do kemi cfarë do dëgjojmë por dhe populli do mësohet të sheh ofertën më të mirë, ishte se kishte në fakt ka cështje populiste, nuk kishte befasi të dëgjoj numra që nuk do implementohen, shton më tej Bytyqi derisa komentohet më tej nga Musliu i cili thotë se numrat në politikë janë kot pasiqë ato duhet implementuar diku e jo vetëm të fliten.

E shohim një ngulfatje të sensit afarist një apadi në tregun tonë e një temë sociale sipas mendimit tim të numrave kam parë politika, ka programe speciale për mërgatën se ekonomia jonë varet nga mërgata e ne jetojmë prej asaj, nuk pash politika specifike, më shumë qasje të përgjithshme por socialja është kryesore që do rikthejë atë shpirtin afarist e tendencë për tu pasuruar, kemi pasur klasën e mesme më të madhe se mesatarja në vitin 90 dhe kemi një zhdukje e normalisht ajo e larta është e vogël se ajo e ulët, thotë kështu analisti Musliu derisa Bytyqi rikomenton kandidatët të cilët ndoshta nuk kanë diskutuar sa duhet lidhur me mirëqenien sociale se si do e bëjnë atë dhe nga do i marin mjetet nëse vendi është në kolaps.

Unë tek kandidatët pash një përzierje e nuk kishte qasje të qartë për politikën zhvillimore tek ne mendon në ndihmë sociale e flisnin në numra, sistemi pensional burimeve njerëzore zbutjen e varfërisë e shumë të tjera, këto nuk i prekën kandidatët, në vitin 2015 vetëm 5.4% e fëmijëve kanë shërbim në cerdhe në Tetovë, problemi më i madh është politika zhvillimore e jo sociale, ish luftëtarët e UCK e pakualifikuar për 15 vite nuk i ka trajtuar si duhet, kandidatët nuk flasin për politikën zhvillimore, realisht normale është të sillen tek socialja se problemet janë aty, do ketë përputhje në masat e ndryshme por këtu duhet të ketë lëvizje, thekson kështu Bytyqi.

Mehmeti në anën tjetër thotë se është interesante që në këto zgjedhje fliten tema të ndryshme që më parë nuk janë diskutuar dhe se vetëdija e politikanëve të ri është rritur.

Për mua që kam përcjell zgjedhjet një risi është se fliten tema që nuk janë folur më herët, më herët nuk ka pasur njohuri për këto tema e tani kemi politikan të ri njerëz të shkolluar që ndryshe i kuptojnë cështjet, nuk e pash PDSH e PPD të flasin për ekonominë, nëse shohim në jetën reale është temë për vete por sipas statistikave është kështu, nëse do bisedojmë për ndryshim të situatës do bëhen ndryshime, cështja kryesore që duhet të zbërthejmë me cfarë politikash mund të arrihet që disa këto poenta të bëhen pjesë e qeverisë, problemi vjen sa mund të neutralizohen, shton kështu analisti Mehmeti ndërkohë që Musliu diskuton edhe ndarjen e buxhetit dhe mënyrën se si mund të bëhet ai.

Deri tani ka shkuar në negociata se sa do marr unë e sa ti, si frazë e përgjithshme, shumë pak u diskutua decentralizimi fiskal që është temë e rëndësishme, ndarja rajonale e buxhetit nuk thotë përfitim për shqiptarët, sipas meje duhet tema e decentralizimit fiskal, dua të potencoj edhe ideja e subvencioneve se nuk investohen 100 milion euro në subvencione se nuk është e njejta pasiqë është problem shpërndarja e mjeteve në mënyrë adekuate, buxheti është konkret në këtë rast kur bashkëvendosin ai me më shumë aksione planifikon më shumë, thotë më tej Musliu ndërkohë që analisti Mehmeti thotë se komunat e kanë problem pavarësimin financiarë.

Decentralizimi fiskal kryesisht për dikë ndarja e buxhetit në nivel qeveritarë përmes ministrive, problemi është se sa buxheti do ju shpërndahet komunave e këto politika janë lokale jo në nivel qendrorë, nëse komunat nuk kanë të ardhura baza e të ardhurave është e kufizuar e këtu fillon problemi i pavarësisë së, thotë kështu Mehmeti.

Sipas Bytyqit kandidatët për deputet kanë përmendur shumë gjërat sipërfaqësisht duke mos u futur në detaje.

Disa gjëra u prekën përfaqësisht, flasin për buxhet por harojmë se kemi zgjedhje parlamentare, njëri u fut pak në punën e decentralizimit me kritere të ndryshme që të shtohet një kriter që më parë nuk ka ekzistuar, një kriter model që duhet vendoset, ky model do krijojë probleme në ndarjen e buxhetit, nëse do flisnim në mënyrë të sinqertë atëherë dispariteti për të zbutur do jetë të krijojë një boom të mundëshëm ekonomik derisa të përafrohen se diferenca nuk është e madhe shumë, nuk ka rëndësi a është proporcionale se ky është modeli. Askush nuk përmendi a duhet bërë rikonstruimi i buxhetit por ka analiza që ndahen në mënyrë dhe fusha ndoshta të gabuara, nëse nuk flet për rikonstruim do ballafaqohemi edhe në periudhën e ardhëshme, nëse dikush ka politikë nacinaliste si VMRO kur tha se nuk do lejojmë të popullohen Karposhi dhe Qendra i bie edhe për investime duke thënë se është zonë e ndaluar, thekson kështu Bytyqi. /InfoShqip


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu