Ndodh e papritura! Në shenjë revolte, ambasadorja greke e braktis inaugurimin e Siljanovskës në Parlament

Ambasadorja greke në Shkup, Sofia Filipidou, e cila së bashku me kolegët e saj ambasadorë erdhi për të monitoruar seancën e Kuvendit për inaugurimin e Gordana Siljanovska-Davkovës si presidente e vendit, u largua nga salla plenare.

Largimi është në shenjë proteste, sepse Siljanovska-Davkova në betimin solemn nuk e përdori emrin kushtetues të vendit – Republika e Maqedonisë së Veriut, por vetëm Maqedonia.

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetin sociale X deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu