Analisti amerikan: Të hiqet taksa, Serbia duhet të goditet në tjetër mënyrë

Analisti shqiptar nga Amerika, Uk Lushi ka deklaruar se taksa 100% ndaj Serbisë duhet të hiqet pasi po e dëmton Kosovën. Lushi ka thënë se qeveria e re dhe udhëheqësi i saj Albin Kurti, nuk duhet të frikësohen nga heqja e taksës, sipas tij taksa ka qenë gabim ekonomik, gjeostrategjik e politik.

Ai thotë se taksa ka sjellur vetëm përfitime populiste dhe në çdo aspekt tjetër Kosova ka humbur, sipas tij veprimi për ta mbajtur taksën nuk është patriotizëm, veprim patriotik është kur nuk blen produkte serbe.

Analisti lushi po thotë se Serbia goditet duke ju bërë konkurrentë në ekonomi, duke zgjeruar importin e eksportin.

Postimi i plotë i Lushit:

Tarifa 100% për produktet e Serbisë që importohen në Kosovë duhet të hiqet. Mundësisht duke e bërë atë çështje monedhë të fitojmë transakcionalisht diku sa më shumë, por ajo duhet të hiqet. Duke e mbajtur me kryeneçësi dhe me emocione të gabuara tarifën e dëmtojmë Kosovën më shumë se Serbinë.

KM Kurti dhe qeveria VV-LDK nuk kanë nevojë të frikohen politikisht ta heqin tarifën. Tarifa ka qenë gabim ekonomik, gjeostrategjik dhe politik. Ka dhënë disa përfitime populiste, por në çdo aspekt tjetër kemi humbur.

Reciprociteti duhet të vendoset në ato pak segmente ku mund ta aplikojmë deri në milimetrin e fundit. Sidoqoftë, le të dihet, Serbia goditet nëse ne bëhemi konkurrentë, nëse ndihmojmë në forcim të përkohshëm sektorët ku kemi avantazh komparativ dhe nëse zgjerojmë rrjetin e vendeve importuese dhe eksportuese.

Kush do të jetë patriot/e, kjo ka çmim. Mos të blejnë produkte serbe. Nuk nevojitet tarifë qeveritare për këtë veprim patriotik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu