Kryeministri Edi Rama, ka replikuar ashpër me analistin dhe pedagogun Agron Gjekmarkaj në “Vizion Plus” teksa kanë qenë duke diksutuar për përgjimet e publikuara për “Bild”.
Debati:
Agron Gjekmarkaj: E kuptoj që je kryeministër në hall.
Edi Rama: Mua më marsh të keqen se nuk jam në hall. Në hall je ti se je shërbetor i një revolucioni të destinuar të dështojë. Duhet t’ju vijë turp se merreni me fjalët e disa personave që janë në burg. Fol pa prekur personin që ke përballë.
Agron Gjekmarkaj: Ata vëzhgojnë ku udhëtoni ju.
Edi Rama: Se sa plehra i thonë njëri-tjetrit se njohin kryeministrit unë nuk mbaj përgjegjësi. Unë mbaj përgjegjësi për çfarë them unë.
Agron Gjekmarkaj: Ti ndjehesh ngushtë.
Edi Rama: Po pse më thua ashtu, të them unë ti se je i kuq nga fytyra
Agron Gjekmarkaj: Jam i kuq se kam alergj.
Edi Rama: Nuk ka asnjë fakt, zero që ky grup kriminal ka marrë një gjë nga Bashkia e Durrësit. Bashkia e Shijakut nuk e di.
Gjekmarkaj: Fjalën turp përdore me Vangjush Dakon jo me mua.
Rama: Qetësohu dhe respekto tavolinën. Fol pa prekur personin përballë. Se sa plehra ka në Shqipëri dhe i thonë njëri-tjetrin se flasin me kryeministrin, unë nuk mbaj përgjegjësi.
Gjekmarkaj: Është bashkia numër dy e vendit. Ata i kërkuan më sill listat e votuesve të Partisë Demokratike që t’i tundim dhe të japin rezultatin 10 me zero për ju.
Rama: Unë thashë janë indicie.
Gjekmarkaj: Je shumë ngushtë realisht. Nëse unë jam shërbëtor, ju jeni shërbëtor i krimit të organizuar.
Rama: Ky është shërbimi yt për revolucionin.
Gjekmarkaj: Shqipërinë e keni kriminalizuar duke çuar kriminelë në Parlament dhe kryetarë bashkish.
Rama: Këta njerëz 20 vjet kanë shërbyer atje si flamurtar të Partisë Demokratike./ I.M-Dritare.net










