Analisti Syla: Ja se si familja Surroi është shembull i nepotizmit

Analisti Valon Syla përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, ka komentuar raportimet për nepotizëm të kohavisionit – raporton Periskopi.

Syla ka shkruar se pajtohet me Grupin Koha kur akuzon të gjithë për nepozitëm, por po e harrojnë se si ata vetë janë shembull i nepotizmit, teksa ka përmendur punësimin e tyre në Grupin Koha.

“Pajtohem me Grupin Koha kur po i akuzon të gjithë për nepotizëm. Por, po harron se vëllau i hasretit Veton Surroi është publicist. Motra Flaka shef. Nëna Naire shef i finacave, tezaku Dobroshi shef i Marketingut, ndërsa qikat producente. Mos harroni se poashru 1 herë në vjet e japin edhe çmimin Rexhai Surroi… se tjerë jashta kësaj familje s’ka. ??? Gërditshëm”, ka shkruar Syla në Facebook.

Kohavisioni kohëve të fundit ka raportuar për punësimet partiake të të afërmve të AAK’së në Telekom dhe punësimin e të afërmve të PDK’së në Bankën Qendrore./PERISKOPI


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu