Analistja serbe: Serbia përdori situatën ne veri për t’i ikur marrëveshjes serioze me Kosovën

Sonja Biserko, analiste nga Serbia, ka thënë se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës është imponim nga Beogradi.

“Gjithmonë ka qenë politikë e Beogradit t’i instrumentalizojë serbët e Kosovës. Ne kemi bërë shumë anketa e hulumtime me serbët e Kosovës dhe ne e dimë se çka mendojnë ata për Beogradin. Kanë shumë probleme me Beogradin por edhe varen prej tij, kështu që janë njëfarë pengu i Beogradit dhe krejtësisht impotentë për të bërë diçka vetë e edhe nëse bëjnë diçka vetë do të kërcënohen nga Beogradi”, ka thënë ajo.

Sipas Biserkos, veprimet e fundit të Serbisë, përmes serbëve të Kosovës janë bërë me qëllim që pala serbe t’i ikë një marrëveshjeje serioze në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, duke përmendur këtu edhe propozimin franko-gjerman.

Është shumë e popullarizuar këtu të thuhet që Kurti është përgjegjës për të gjitha. Por, shumë njerëz e kuptojnë që ky është manipulim sepse ju e dini që kjo marrëveshje e Berlinit dhe Parisit nuk është pranuar nga Beogradi, ashtu siç tha (Ivica) Daçiqi dje”.

Kështu që kjo situatë ka qenë një lloj ikje apo mohim për të bërë ndonjë marrëveshje serioze me Kosovën. Gjithashtu mendoj që ky manipulim i serbëve të Kosovës është problem i jonë i moçëm sepse ata sillen saktë si do Beogradi, janë të instrumentalizuar sidomos prej që është instaluar Lista Serbe”, thekson Biserko në një intervistë për emisionin.

Analistja serbe ka thënë se pajtohet me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se vendimi për të braktisur institucionet e Kosovës është i diktuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe se ai është duke e bërë këtë në koordinim të ambasadorit rus në Beograd me të cilin ai konsultohet rregullisht lidhur me Kosovën.

Unë pajtohem me këtë deklaratë. Bile desha unë ta përmend sepse nuk është vetëm dëshirë e Beogradit por kjo është dëshirë e Rusisë sepse ata dëshirojnë të ekzistojë një konflikt i ngrirë në Kosovë, por edhe në Bosnjë dhe krijojnë telashe/ferr kudo që munden dhe kudo që shkelin në planet”, tha ajo.

Sonte në emisionin ‘Kallxo Përnime’ është duke u transmetuar emisioni për situatën në veri, ku në dy ditët e fundit serbët atje vendosën t’i lëshojnë institucionet e Kosovës dhe protestuan për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për konvertimin e tabelave të veturave nga ato ilegale në ato të RKS-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu