Në kohën kur shqiptarët e Maqedonisë vuajnë nga varfëria dhe papunësia e madhe, familjarët e funksionarëve të BDI-së arrijnë të avancojnë në listën e më të pasurve në Maqedoni, madje në top 10 e multimilionerëve të Maqedonisë.
Bëhet fjalë për Elmedin Ademi, nipi i funskionarit të lartë dhe ish-ministrit të BDI-së, Abdylaqim Ademi. Personi në fjalë drejton kompaninë “Screen Media”, e cila arriti të dyfishojë të ardhurat e saja për brenda 1 viti, nga 73 milion e 308 mijë e 349 denarë në 133 milion e 565 mijë e 283 denarë, gjegjësisht 2 milion e 200 mijë euro.
Ajo që i bën të dyshimta të ardhurat e kësaj kompanie është hulumtimi i organizatës së njohur ndërkombëtare për gazetari hulumtuese “SCOOP”, nga e cila rezultoi se po kjo kompani ka përfituar shuma maramëndëse nga kontratat me kompanitë shtetërore kryesisht të udhëhequra nga BDI-ja.
Një tjetër fakt që flet për pasurinë e madhe të Ademit është rënditja e tij në top 10 multimilionerët e Maqedonisë. Edhe pse në Maqedoni ka plot të rinj, të talentuar, të shkolluar dhe me ambicje për punë, përsëri Ademi rezulton të jetë i vetmi që në moshë aq të re, për kohë aq të shkurtër, të bëhet pjesë e multimilionerëve të Maqedonisë.
BDI që nuk arriti tu sigurojë një pension invalidor invalidëve të luftës, apo ndonjë asistencë fëmijëve të dëshmorëve, arrin shumë lehtë ti pasuron funksionarët e saj dhe familjarët e tyre. /InfoShqip.com