Ancelotti i bindur se Benzema do e fitojë Topin e Artë: Akoma keni dyshime?

Ai ishte arkitekti kryesor i sezonit të jashtëzakonshëm që e çoi Real Madridin drejt fitimit të La Liga dhe mbi të gjitha në fitoren e pabesueshme të trofeut të Champions League.

Gol i djeshëm i tij në finalen e Superkupës së Evropës, i vendosi kapakun fitimit të Topit të Artë.

Pas ndeshjes në Helsinki, Ancelotti foli rreth Benzema: “Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, një lider. Ai shënoi shumë gola, ai e përfundoi mirë sezonin. Tani ka mbetur Topi i Artë. A ka dyshime? Unë nuk mendoj se dikush mund të dyshojë se kush do të jetë fituesi i këtij trofeu personal.”

Benzema me golin e djeshëm kapi shifrat e 324 golave për “Los Blancos”, i dyti pas CR7.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu