Ancelotti qetëson tifozët: Benzema nuk rrezikon Kupën e Botës

Karim Benzema nuk ka luajtur që nga 19 tetori dhe do të mungojë nesër edhe kundër Cadiz.

Carlo Ancelotti, në konferencën për shtyp, i qetëson të gjithë në lidhje me situatën e Benzema.

Dëmtimi i parë kundër Celtic është rikuperuar, por problemet e fundit nuk janë aspak shqetësuese. Ai nuk rrezikon Kupën e Botës, ato janë dëmtime të lehta. Unë nuk jam i shqetësuar. Ai u përpoq të rikuperohej, por Karim nuk do të jetë i gatshëm për të ndihmuar ekipin.

Nuk ka probleme serioze, ai thjesht ofendohet kur lexon dhe dëgjon se nuk do të mundet të luajë në Kupën e Botës, ai po bëhet gati”, është shprehur tekniku italian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu