Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka reaguar pas dështimit të arritjes së koalicionit LDK-VV. Ai ka shkruar se tash e 10 ditë është dashur të formohej qeveria, por kjo sipas tij, dështoi për shkak të LDK-së, raporton Gazeta Blic.
Ai ka shkruar se duhet të ndalen kushtëzimet, për postin e presidentit.
Shënimi i plotë:
Po hyjme ne vitin 2020 pa buxhet te miratuar.
Qe 10 dite eshte dashte tashme me e pase Qeverine e re dhe me fillu zgjidhjen e problemeve te shumta e emergjente qe na presin.
Por ne vend te kesaj, na eshte imponuar nje problem, i paqene, qe pengon formimin e Qeverise – percaktimi per postin e Presidentit, dicka qe ndodhe tek ne vitin 2021.
Leni kushtezimet, e t’ja fillojme punes!










