Angjushev: Maqedonia nuk ka opsion tjetër për prosperitet pos anëtarësimit në BE dhe NATO

Qytetarët të përkrahin referendumin. Ai patjetër të votohet për shkak se Maqedonia nuk ka opsion tjetër për prosperitet dhe ardhmëri të ndritshme. Këtë e tha zv.Kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev mbrëmë në festë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO në Veles.

“Ne 25 vite e shohim se çfarë na ndodh sepse aq viti jemi në një vend dhe konsideroj se është koha që të vazhdojmë përpara. Kusht për të filluar përpara është kjo zgjidhje që e ofron Maqedonia në bashkëpunim me gjitha miqtë ndërkombëtarë. Të mos ishte përkrahja e ndërkombëtarëve dhe të mos ishte guximi i shtetit nuk do kishte ardhur kjo. Unë jam falënderueses të gjithë qytetarëve të cilët përkrahin këtë. Në të njëjtën kohë e falënderoj faktorin ndërkombëtar, që na ndihmoi në këtë periudhë dhe ne si shtet dhe qytetarë e vlerësojmë. Ajo është mundësi historike që duhet ta shfrytëzojmë. Mendoj se mundësi tjera nuk do të kemi”, potencoi Angjshev.

Në pyetjen e gazetareske për ikjen e rinisë, ai tha mobilitet është diçka që askush nuk mund ta ndalë, posaçërisht në shekullin 21, por shprehi shpresë se të rinjtë do kuptojnë se në Maqedoni mund të bëhet jetë e mirë.

“Unë jam shembull i mirë. Vij nga një familje punëtore nga ky shtet dhe unë kam arritur që përsëri të kthehem në qytetin e lindjes. Mendoj se rinia do t’i njohin mundësitë që tash ju ofrojmë. Një pjesë e tyre mund që të vendosin të jetojnë jashtë nga shteti se jeta është më e mirë, ne nuk mundemi ta ndalim me forcë, por do t’ju sigurojmë kushte më të mira për jetë që të mos ikin”, tha Angjshev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu