Anglia do të sfidojë Maqedoninë në “Old Traford” të Mançesterit

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, në eliminatoret për EURO 2024 do të garojë në grupin e njëjtë me Maltën, Ukrainën, Italinë dhe Anglinë. Sfidën e parë, Maqedonia do të zhvillojë më 23 mars kundër Maltës, ndërsa do të mbyll garat eliminatore kundër Anglisë më 20 nëntor të vitit të ardhshëm.

Kjo e fundit ka shpalosur orarin dhe stadiumet se ku do të zhvillojë sfidat eliminatore pë EURO 2024. Me këtë rast, Anglia më 19 qershor të vitit 2023, do të zhvillojë sfidën me Maqedoninë në stadiumin “Old Traford”, ndërsa ndaj Ukrainës, do të zhvillojë në stadiumin “Uembli” në Londër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu