Anija me flamurin shqiptar përplaset në ujërat greke, cilat janë dyshimet e para

Një anije mallrash me flamur shqiptar është përplasur në një zonë shkëmbore në ujërat grekë të Akrotiri Dukatit në Lefkadha dhe ka futur ujë.

Sipas ministrisë greke të Ujërave, tetë pjesëtaret e ekuipazhit janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Anija Koravi mbante 1900 ton hekur nga Amaliada, volos, me destinacion Shqipërinë, ndërkohë që pranë saj udhëtonin edhe dy anije të tjera. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu