Anija komanduese e Flotës së Gjashtë të Shteteve të Bashkuara, Mount Whitney, po viziton Splitin që nga e Premtja, dhe komandanti i saj tha se partneriteti midis SHBA dhe Kroacisë në tokë dhe det është kyç për bashkëpunimin ushtarak dhe sigurinë reciproke të të dy vendeve, transmeton InfoShqip.
Komandanti dhe anëtarët e ekuipazhit vizituan Industrinë e Ndërtimit të Anijeve në Split, dhe sot ajo anije e Marinës Amerikane u inspektua nga gazetarët, raportoi Index.hr.
I ngarkuari me punë Mark Fleming tha se ishin të lumtur që kishin mbërritur në Split dhe vuri në dukje se bashkëpunimi i mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Kroacisë është një gur themeli i marrëdhënieve dypalëshe./InfoShqip.com









