Ankohen qytetarë të Kumanovës: Nuk po regjistrohen familje të tëra të mërgimtarëve

Qytetarë nga Kumanova alarmojnë se nuk po regjistrohen mërgimtarët, që nuk kanë bërë regjistrimin online atje ku punojnë përkohësisht.

Qytetarë të revoltuar kanë shkruar në adresë INA se pse nuk regjistrohen qytetarët që janë në mërgim, që nuk kanë bërë regjistrimin online, por atyre me ligj u takon që të regjistrohen edhe këtu nga një familjar i tyre.

“Ne po ju shkruajmë nga lagja në rrugën Jane Sandanski, ku një regjistrues maqedon nuk ka regjistru disa familje që përkohësisht janë jashtë vendit. Jemi familjar të tyre dhe kërkojmë që edhe ata te përfshihen në regjistrim, sepse këtë ia mundëson ligji”, theksojnë qytetarët e revoltuar për shkak të injorimit te familjarëve të tyre.

Enti Shtetëror i Statistikave pritet të reagojë lidhur me këtë rast.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu