Ankth në Beograd për takimin Kurti-Vuçiç, mediat serbe: Nuk ka progres

Në Bruksel po zhvillohet takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Mediat serbe kanë raportuar duke iu referuar burimeve për takimin me dyer të mbyllura.

Sipas tyre edhe në këtë herë nuk ka progres. “Në Bruksel nuk ka përparim për asnjë çështje, sepse kryeministri i Prishtinës refuzon çdo kompromis, shkruan “Blic”. “Po presim me padurim ditët e ardhshme”, ka thënë burimi i gazetës nga Brukseli.

Ndërkaq, në Bruksel ka përfunduar raundi i dytë i bisedimeve trepalëshe ndërmjet përfaqësuesve të BE-së me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në konferencën e rregullt për shtyp, një zëdhënëse e BE-së bëri me dije se takimet po vazhdojnë në Bruksel, por iu bëri thirrje gazetarëve që të mos pyesin për këtë takim derisa Borrell të flasë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu