Ansambli “Karshiaka”, me ftesë për në Iskele të Qipros (FOTO)

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Karshiaka” si duket nuk ka të ndalur me suksese dhe të arritura.

Interesim i madh ndërkombëtar për Ansamblin “Karshiaka” nga Shkupi, vjen edhe ftesa e parë për vitin 2017 nga Iskele-Qipro, festival shumë i njohur me masa botërore.

Vlen të theksohet se Ansambli “Karshiaka” ka qenë ansambli i parë që ka thyer barrierat në Maqedoni dhe ka realizuar 3 festivale ndërkombëtare në Europë edhe atë: Francë, Hungari dhe ne Barcelonë te Spanjës./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu