Antonela mbyllet duke qarë në tualet pas ofendimeve që i bëri Blerimi

Antonela shpërtheu në lot pas përplasjes që kishte me Blerimin. Në puntantën e djeshme në “Përputhen”, pati debat të ‘nxehtë’ mes Antonelës dhe Blerimit.

Tensione, britma e ofendime kishte mes dy konkurrentëve, të cilët pas disa takimeve, kanë prishur raportet me njëri-tjetrin.

E gjithë kjo situatë erdhi pas rikthimit të Atdheut në program, ku Antonela ishte shumë e afërt me të edhe në takim.

Përplasjet mes tyre vazhduan gjatë gjithë puntantës, ndërsa pas përfundimit të emisionit, konkurrentja shpërtheu në lot.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu