Në një intervistë për gjermanen“Der Spiegel”, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, flet mbi mosmarrëveshjen e fortë të SHBA-së me Gjermaninë mbi gazsjellësin “Nord Stream 2”, provokimet nga Moska, mosmarrëveshjen tregtare me Pekinin, dhe rolin e Amerikës në luftën kundër autokratëve.
Blinken, 59 vjeç, është një njerëzit më të besuar të presidentit amerikan Joe Biden. Ai ka punuar dikur si ndihmës i Biden kur ky i fundit ishte senator, dhe më pas u bë zëvendës këshilltar i sigurisë kombëtare dhe zëvendëssekretar i shtetit në administratën e Barack Obama.
Blinken cilësohet si ithtar i një politike të jashtme amerikane aktive. Ai beson se vendi i tij ka detyrimin të forcojë organizatat shumëpalëshe, dhe të mbrojë demokracitë nga rreziku i regjimeve autoritare si Rusia ose Kina.
Zoti Blinken, shumë politikanë gjermanë dhe evropianë e vlerësojnë faktin që SHBA-ja po rikthehen në skenën botërore. Por ndërkohë, ekziston një shqetësim i madh se Donald Trump ose një populist i ngjashëm me të, do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë në 2025 vitin. A e ndani edhe ju këtë shqetësimin se demokracia amerikane është ende në një gjendje të brishtë, dhe se Evropa duhet të përpiqet t’i adalë vetë përballë sfidave që ka?’
Unë mendoj se që të gjithë duhet të përballemi tanimw sfidat me të cilat përballen qytetarët në të gjithë botën. Dhe ajo që kam parë vetëm gjatë muajt e fundit, kur kemi bashkëpunuar ngushtë me Gjermaninë, me aleatë dhe partnerë të tjerë, është se ne po prodhojmë rezultate domethënëse për njerëzit tanë, dhe për njerëzit në të gjithë botën.
Tek e fundit, kjo është ajo që ka rëndësi. Nëse vazhdojmë ta bëjmë këtë, nëse do të tregojmë se demokracitë tona mund të japin rezultate për njerëzit, atëherë mendoj se qasja që po ndërmarrim do të vazhdojë. Detyrimi ynë është të japim rezultate.
Dhe kjo është ajo që kemi parë, duke punuar së bashku – në G-7, samitin e NATO-s dhe samitin e BE-së. Në G-7, me angazhimin e përbashkët për të shpërndarë 1 miliard doza vaksine anti-Covid, me angazhimin për të ndalur financimin e impianteve me qymyr, në mënyrë që të mund të ndalojmw vërtet ndryshimet klimatike, me investimet që po bëjmë së bashku në infrastrukturë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme etj.
Për momentin, mosmarrëveshja më e mprehtë midis Berlinit dhe Uashingtonit, është gazsjellësi “Nord Stream 2”. Presidenti Biden e ka bërë të qartë se e kundërshton projektin, por administrata e tij ka hequr dorë nga sanksionet kundër kompanisë. Pse?
Së pari, ndërtimi i tij nisi në vitin 2018. Kur morëm drejtimin e vendit në janar të këtij viti, projekti ishte përfunduar 90 për qind i përfunduar. Ne vendosëm nën sanksione më shumë subjekte nën ligjin tonë të ri. Por realiteti i përfundimit fizik të gazsjellësit, ishte i tillë që ne thamë:Çfarë mund të bëjmë për të zbutur ose parandaluar dëmin që mund të bëjë ky gazsjellës nëse përdoret në mënyrë të gabuar nga presidenti Putin dhe nga Rusia?
Dhe ky është diskutimi që po zhvillojmë tani me Gjermaninë. Do të jetë shumë e rëndësishme të tregohet me veprime konkrete se do të biem dakord së bashku – dhe potencialisht me të tjerët – që të mund të parandalojmë ose zbutim dëmet që mund të shkaktohen nga “Nord Stream 2”.
Me mos-vendosjen e sanksioneve ndaj “Nord Stream 2”, ju jeni duke paguar një kosto të madhe politike brenda vendit. Çfarë pret në këmbim qeveria amerikane nga ajo gjermane?
Ne jemi në diskutime shumë aktive me qeverinë gjermane, duke diskutuar mbi një seri hapash, veprimesh dhe masash të mundshme që mund të marrim, për t’u siguruar që gazsjellësi nuk do të përdoret për qëllime negative, si një mjet shantazhi, dhe që të mbrohen si ekonomikisht apo edhe strategjikisht interesat e vendeve si Ukraina.
Heqja dorë nga sanksionet, është një vendim që mund të anulohet. Ne duhet t’i raportojmë sërish Kongresit tonë pas rreth 1 muaji. Dhe unë shpresoj dhe pres që të tregojmë rezultate reale nga këto diskutime.
Nëse shihni krizën e Ukrainës, është shumë e qartë se bisedimet e “Formatit të Normandisë”, të cilat përfshijnë Francën, Gjermaninë, Ukrainën dhe Rusinë, kanë sjellë pak ose aspak progres. A ishte gabim nga ana e ish-presidentit amerikan Barack Obama, që ia la në thelb evropianëve menaxhimin e këtij konflikti?
SHBA-ja ishte shumë e angazhuar në Ukrainë në vitet 2015-2016. Ne respektuam propozimin që “Formati i Normandisë” të ishte mekanizmi qendror për të çuar përpara Procesin e Minskut – marrëveshjet e arritura, të cilat mjerisht nuk janë zbatuar kryesisht nga Rusia për shumë vjet – dhe kjo ishte mënyra më e mirë për të ecur përpara.
Presidenti Biden e diskutoi këtë gjë me presidentin Putin dhe natyrisht, ai e ka diskutuar atë me Kancelaren Merkel, me presidentin Macron dhe të tjerët. Dhe ajo që kemi thënë është: Nëse Rusia është serioze në zbatimin e Procesit të Minskut, dhe ne mund të jemi të dobishëm, dhe jemi plotësisht të përgatitur për ta bërë atë, duke grumbulluar numrin më të madh të trupave në kufirin e Ukrainës që nga viti 2014.
Testi i vërtetë është nëse Rusia është serioze apo jo. Pavarësisht nga kjo, ne jemi të përkushtuar ndaj sovranitetit të Ukrainës, integritetit të saj territorial, pavarësisë së saj, dhe për t’u siguruar që ajo të ketë mjetet për ta mbrojtur veten nga agresioni rus.
Pak përpara se Joe Biden të merrte detyrën, BE dhe Kina ranë dakord mbi një marrëveshje tregtare, që do të krijonte mundësi të reja investimi për kompanitë evropiane në Kinë. A e konsideroni këtë një gjest jo miqësor nga ana e BE-së?
Shikoni, ne nuk jemi duke u përpjekur që ta kontrollojmë Kinën, apo ta mbajmë Kinën prapa nesh. Ne jemi të fokusuar në përpjekjen për të ruajtur sistemin ndërkombëtar aktual të bazuar në rregulla të lira dhe transparente, në ndërtimin e të cilit kanë ndihmuar dhe kanë investuar për kaq shumë dekada SHBA-ja dhe Gjermania.
Nëse aspekte të ndryshme të këtij sistemi të bazuar në rregulla të lira dhe transparente po sfidohen nga dikush, qoftë Kina apo ndonjë vend tjetër, atëherë ne mendojmë se është e rëndësishme të ngrihemi në këmbë dhe të mbrojmë atë që kemi ndërtuar, pasi ka prodhuar rezultate shumë të rëndësishme për të gjithë të qytetarëve tanë, dhe mund të vazhdojnë ta bëjnë këtë.
Mjerisht, kur bëhet fjalë për normat dhe standardet e të drejtave të njeriut, të privatësisë, të pronës intelektuale, qeveria në Pekin nuk i përmbush standardet që kemi vendosur të gjithë. Mendoj se duhet të kemi kujdes. Kjo është gjithçka që po themi. Mendoj se kohët e fundit
ka një konvergjencë pikëpamjesh mbi mënyrat më të mira për të angazhuar Kinën.
Herën e fundit që u takuan udhëheqësit e G-7 u në vitin 2018, Kina as që u përmend në komunikatë. Në samitin e fundit, udhëheqësit ranë dakord për gjëra të rëndësishme kur bëhet fjalë për raportet me Kinën. Diçka e ngjashme ndodhi në samitin e NATO-s vetëm disa ditë më vonë.
Ne nuk po u kërkojmë njerëzve të zgjedhin midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Ne thjesht po themi se kemi një grup të përbashkët vlerash dhe interesash, që kanë ndihmuar në formësimin e sistemit ndërkombëtar për gati 8 dekada, dhe duhet të vazhdojmë të mbështesim lirinë dhe transparencën.









