Kryetari i Të majtë dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Apasiev ka reaguar pasi Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa nuk është i pranishëm në seancën ku duhej të votohet për mosbesimin e Qeverisë “Zaev 2”.
Apasiev ka shkruar se:
“E fuqishme. Kanë kidnapuar deputet duke menduar se nuk do të bijnë!?”, transmeton TV21.
Ndërkaq Rexhepi në Facebook është deklaruar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme.
“Duke patur parasysh momentumin politik, pas shtyrjes të dorëheqjes nga kryeministri Zaev, për hir të procesit dhe sinjalet e forta nga partnerët strategjik SHBA dhe shtetet e BE-së që më janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatik, se në muajin dhjetor vëndi ka gjasa të mëdha të marë datë për fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE, vendosa që mos të mar pjesë në seancën parlamentare ku duhej të meret vendim me të cilin do vihet në pikëpyetje ky pikësynim jetik kombëtar dhe shtetëror. Si politikan dhe deputet i përgjegjshëm, mora këtë vendim jo të lehtë duke i vënë interesin e popullit dhe shtetit në radhë të parë”, shkroi Rexhepi.










