Qeveria e Maqedonisë në bashkëpunim më Ministrinë e Bujqësisë po punon për orientimin e të rinjve në hapjen e agrobizneseve, të cilët do të ndikojnë në rritjen e ekonomisë dhe punësimit. Ligji për zhvillimin rural, parasheh 10 mijë euro për të filluar veprimtari bujqësore.
Por, duket se shqiptarët nuk janë aspak të informuar për nëj gjë të tillë. Bujqit që kontaktuar nga “Zhurnal” në rrethinën e Shkupit theksojnë se nuk kanë dëgjuar se ekziston një gjë e tillë.
“Jo, aspak nuk kam dëgjuar se japin nga 10 mijë euro për të filluar veprimtari bujqësore. Këto informacione nuk vijnë në fshatin tonë”, thotë Qazim Limani, nga fshati Lubeten i Shkupit.
Ai potencon se më herët ka pasur njoftime për donacione të tjera, por askush ose shumë pak persona kanë arritur t’i shfrytëzojnë këto beneficione.
“Më parë e di që ka pasur kushte të volitshme për të blerë traktorë ose makineri për bujqësi, por nga fshati ynë thuajse shumë pak persona i kanë shfrytëzuar këto beneficione”, tha Limani.
Në bazë të ekspertëve të bujqësisë, interesi për bujqësi nuk është në trendin e rritjes jo vetëm në Maqedoni por në të gjithë Ballkanin dhe për ta ndaluar këtë trend duhet të punohet në rritjen e sipërfaqeve bujqësore dhe biznesit primar.
Kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE), Ognen Orovçanec, theksoi se çdo biznes nën 50 hektar është humbje, duke u pajtuar me investime më të mëdha të cilët janë bartës të zhvillimit ekonomik. Sektori i agro-biznesit kërkon nga shteti subvencione të njëjta si në Europë, buxheti i të cilit brenda vitit ndahen nga 67 për qind për bujqësinë.
Mes tjerash, bujqit theksojnë se të rinjtë të njëjtën punë e kryejnë edhe në perëndim, mirëpo atje janë më të motivuar duke përfshirë këtu edhe pagat më të larta.
Të rinjtë shqiptarë mund të fitojnë nga 10 mijë euro nëse fillojnë të zhvillojnë ndonjë veprimtari bujqësore. Paraprakisht ata duhet të drejtohen në Agjencinë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural që të marrin informacionet e përshtatshme dhe pastaj të fillojnë procedurat për të filluar një biznes të tillë, qoftë një serë për dredhëza, mbjellje të shalqinit, pjeshkëve, qershive etj.
Foto:











