Gjykata e Apelit Tiranë, ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 kontrollorët e Rinasit. Togat e zeza caktuan masën “detyrim paraqitje” për Armando Fezgen dhe Muhin Mezini që mbaheshin në burg, ndërsa Flora Ndreca, nga “arrest shtëpie” do të hetohet në gjendje të lirë.
Tre kontrollorët u arrestuan pasi u akuzuan si organizatorë të grevës që solli bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit. Ndërkohë tre kontrollorët akuzoheshin për shpërdorim detyre në bashkëpunim.









