Ministri saudit i Energjisë, Khaled al Faleh deklaroi sot se vendi i tij, që ka presidencën e radhës së Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), do të rrisin prodhimin e naftës dhe të kapaciteteve të rezervave për të kontribuar në mbajtjen e një ekuilibri të çmimeve në tregun botëror.
Duke u shprehur gjatë një forumi ndërkombëtar mbi investimet në Riad, Faleh deklaroi gjithashtu se OPEC-u dhe prodhuesit jo anëtarë të kartelit duhet të nënshkruajnë në dhjetor një marrëveshje me afat të pacaktuar për të vazhduar bashkëpunimin e tyre në tregun energjetik.
“Nuk e përjashtoj që prodhimi i mbretërisë, që ka qenë 9-10 (milionë fuçi në ditë) gjatë dekadës së fundit, të rritet me një ose dy milionë fuçi”, tha Faleh.










