Arben Taravari : Të gjithë të bashkuar për një qëllim, ndryshimin

Pas kuvendit që mbajti sot Aleanca për Shqiptarët në Shkup, ku Arben Taravari u zgjodh edhe ushtrues detyre si Kryetar i kësaj partie deri në zgjedhjet partiake në kongresin e kësaj partie me 17 dhjetor, shkruan InfoShqip.

Taravari para pak minutash ka shkruar një shkrim në rrjetin e tij social në Facebook.

Postimi i plotë:

“Të nderuar aktivist të Aleancës për Shqiptarët,

Ashtu siç edhe jeni të njoftuar, sot në Kuvendin e Aleancës për Shqiptarët në Shkup, u zgjodha U.D Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, deri në kongresin e ardhshëm që është caktuar për 17 dhjetor të këtij viti.

Me rëndësi të jashtëzakonshme për ne është që nga ky Kuvend dhe pas këtij debati të gjatë dolëm të bashkuar dhe të unifikuar, bashkë me deputetët dhe të gjithë antarësinë të vazhdojmë më tutje të jemi shpresa e shqiptarëve për ta bërë ndryshimin.

Të gjithë të bashkuar për një qëllim, ndryshimin!”, ka shkruar Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu