Arbëreshet rikthehen në Shqipëri: Kjo është toka e të parëve tanë

Një grup të rinjsh arbëreshë, kanë udhëtuar nga ‘Piano degli Albanesi’ nga Siçilia në Himarë.

Ata kanë ardhur me një mision. Për të parë nga afër tokën që të parët e tyre braktisën pas pushtimit osman dhe u shpërngulën në Itali.

Këtë foto e ka publikuar Jani Prifti në rrjetin e tij social, ku tregon këtë grup të rinjsh që puthin tokën e Himarës.

Mikut tim Maksim Rapo i them, se këta nga Piana Degli Albanesi u kthyen mbas gati 600 vjetësh në vendlindjen e të parëve,dhe shkruajtën……..në faqen e tyre…

Arbëreshët ka Hora puthjën dheun e të parëvet të tyre ,Himarë!!!

Hora Arbëreshëve/Piana Degli Albanesi u stis më 30 gusht të vitit 1488 ka një grup Shqipëtarësh ka Himara’-shkruan Prifti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu