Ardhja e Lavrovit në Shkup nxiti reagime nga më të ndryshmet

“Vendimi juaj për t’i lejuar pjesëmarrjen Lavrovit është në linjë me objektivin tonë për të mbajtur gjatë multilateralizmit”, tha shefi i diplomacisë së BE-së Zhozef Borell, gjatë qëndrimit të një dite më parë në Shkup. Borell, po ashtu si sekretari shtetëror i SHBA-së Antoni Blinken, nuk qëndroi në sesionet pasuese të konferencës por lëshoi vendin pas darkës joformale të OSBE-së.

“Lavrov duhet të dëgjojë edhe një herë se përse Rusia dënohet dhe izolohet. Do të jetë një rast i mirë për të të dëgjojë drejtpërdrejt nga pjesëmarrësit në këtë takim se pse Rusia është dënuar dhe izoluar. Atëherë do të jetë në gjendje të kthehet në Kremlin dhe t’i raportojë shefit të Kremlinit se BE-ja dhe OSBE-ja mbesin të bashkuara në dënimin e agresionit rus”, tha Zhozef Borell, shef i diplomacisë së BE-së.

Vizitën e Lavrov e komentoi edhe ish diplomati Vasko Naumovski në intervistë për Alsat. Sipas tij, vetë natyra e OSBE-së është multilaterale dhe s’mund të shkyçen aktorët e mëdhenj.

“Diplomacia jonë u vu para sfidës që ta kyçë ministrin e Jashtëm rus Lavrov në këtë takim, mes të tjerash edhe sepse u vendos në pikëpyetje edhe zgjedhja e kryesuesit të ardhshëm i kësaj organizate dhe në mënyrë plotësuese ky hap i diplomacisë tonë nuk është bërë pa koordinim më SHBA-në dhe vendet tjera anëtare të NATO-s”, u shpreh Vasko Naumovski, ish diplomat. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu