Pushimi i mërgimtarëve në vendlindje përveç që i kanë dhënë gjallëri vendit, ka ndikuar edhe në aspektin ekonomik. Mërgimtarët thonë për Alsat, se kanë shpenzuar shuma të mëdha parash që kur kanë ardhur në vendlindje.
Esnafi i Çarshisë tha se me ardhjen e mërgatimtarëve çdo biznes në Çarshi ngritet. Periudhat kur ata kthehen në vendlindje, janë periudhat më fitimprurëse për të gjitha bizneset.
Akoma nuk ka të dhëna zyrtare nga ana e Bankës Popullore lidhur me remitencat për këtë vit, por sipas të dhënave të këtij institucioni për vitin e kaluar remitencat, apo të hollat që vijnë nga jashtë kanë arritur shumën rreth 1,5 miliardë euro.