Arian Çani: Pjesëmarrja masive në votime, shenjë e keqe për qeverinë

199 qendra votimi kanë hapur dyert për 3 milionë e 588 mijë e 869 shqiptarë të cilët do të zgjedhin 140 ligjvënësit e rinj. Të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të votojnë që nga ora 7:00 deri në 19:00, teksa do të kenë në dorë të zgjedhin një qeveri të re për të ardhmen e tyre. E ndërsa procesi vijon ka ardhur edhe reagimi i gazetarit Arian Çani.

Sipas këtij të fundit pjesëmarrja masive e qytetarëve është një shenjë e keqe për qeverinë.

Arian Çani në një postim në rrjetet sociale:

“Radhe te gjata pa fund neper qendrat e votimit gjithandej «për shkak te kovidit »… shenjë e keqe shume per ata qe duan rotacionin. Parashikoj mijëra e mijëra vete qe nuk do arrijne dot te votojne. Qindra e qindra te tjere do lodhen dhe do kthehen pa votuar. Shenje e keqe shumë.” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu