Arianit Xhaferi i përgjigjet Albert Musliut: Ja si t’ia bëjmë 1000 euro pagat arsimtarëve

Aktivisti i njohur nga Tetova, Arianit Xhaferi, përmes një postimi në Facebook, i është përgjigjur analistit Albert Musliu i cili gjatë një debati televiziv tha se arsimtarëve duhet tu rriten pagat deri në 1000 euro, por shteti s’mund t’i sigurojë këto mjete.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të Xhaferit.

“Albert Musliu: Unë them tu bëjmë 1000 euro rrogat arsimtarëve, mirëpo PREJ NGA DO I MERR SHTETI ATO PARA?

Shumë e thjeshtë.

E para: nuk vjedhin aq sa vjedhin tani, dmth e reduktojnë vjedhjen për 90% se përsëri i bie të vjedhin majftueshëm.

E dyta: i heqin nga lista e pagesave të gjithë gazetarët, analistët, ekspertët të cilët marrin miliona çdo vit, jo për t’i gjetur zgjidhje problemeve, por për t’i lavdëruar politikat e qeverisë, për t’i amortizuar reagimet, për t’a relativizuar gjendjen.

E treta: nuk i ndërrojnë veturat zyrtare çdo vit, por i përdorin të njëjtat për një kohë më të gjatë.

E katërta: i heqin të gjitha privilegjet ekstra të funksionarëve publikë, duke përfshirë veturën zyrtare, shoferin, rojet, naftën e veturës, pagesat rrugore, reprezentacionet, hotelet me pesë yje, shfalerkat.

E pesta: duke ulur numrin e administratorëve publikë (lexo: votues me pagesë), dhe duke alokuar rrogat e tyre në zhvillimin e arsimit.

Ka dhe mënyra tjera, po ja pesë hapa shumë të thjeshtë për të rritur pagat në arsim dhe për ta shpëtuar vendin nga gjeneratat që ky sistem aktualisht prodhon”- shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu