Arifi: Ende nuk i kemi pranuar 2 milionët e Qeverisë së Kosovës, Kurti ka inate personale me mua

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se ende nuk i kanë marrë dy milionë euro të cilat ishin ndarë nga Qeveria e Kosovës.

Arifi, ka thënë se kjo vonesë po ndodh për shkak të inateve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti derisa shtoi se edhe emërimi si këshilltare e Ardita Sinanit, është bërë vetëm nga inati.

“Nuk i kemi pranu ende, Albini me ato inatet e tija ende është duke quar inate. Me mua ka inati, për arsye se këshilltaren që e ka emëruar është aq e lidhur me Albinin që nuk i ka konvenuar që ta humb shumicën para 7 muajve. Ende nuk na e ka dërguar paratë e taksapaguesve tuaj në Kosovë”, ka thënë Arifi për Rtv Dukagjinin.

Arifi, e ka akuzuar Kurtin për ndërhyrje në skenën politike të Luginës së Preshevës, duke thënë se një gjë e tillë nuk është asnjëherë më parë, as nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e as nga ish-kryeministri Isa Mustafa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu