Arjola Demiri tregon se çfarë ka ndodhur me shtëpinë që fitoi në “BBV”

E ftuar në emisionin “Pardon my French” të mërkurën ka qenë aktorja dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri. Ajo në emision është përgjigjur për shtëpinë që iu dhurua ‘Big Brother’.

“E para nuk kam dashur të flas sepse ka pasur shumë zëra. Nuk flitej për asgjë tjetër përveç shtëpisë, fillojë të më torturonte kjo gjë. Edhe pa e marrë kontratën kam thënë që e kam marrë sepse nuk ka pasur vend për të dyshuar.

Përtej nesh ka pasur me mijëra mesazhe në lidhje me shtëpinë. Tani shtëpia është në ndërtim e kam thënë edhe kontratën e kam firmosur tashmë. Pres vetëm t’i vendoset një derë dhe të marr çelësat”, tha Demiri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu