Kush është kompania nga Maqedonia që furnizon policinë e Shqipërisë me plumba gome dhe gaz lotsjellës?

Policia shqiptare e mbaroi të gjithë gazin lotësjellës që kishte në magazinat e policisë, duke e hedhur kundër studentëve dhe qytetarëve që kanë dalë në protestë kundër tij. Për këtë arsye, Policia shqiptare ka blerë në Maqedoninë e Veriut gaz lotsjellës, plumba gome dhe bomba zhurmuese.

Lajmi është bërë i ditur për SYRI-n nga burime të doganës së Qafë Thanës, që kanë konfirmuar se ngarkesa ka hyrë ditën e sotme në Shqipëri.

Po kush është kompania nga Maqedonia e Veriut që prodhon gaz lotësjellës dhe plumba gome? Kompania quhet ICEMAK me pronarë Jordan dhe Doncho Anchovski. Fabrika gjendet në komunën e Sopishtes afër Shkupit. Që nga viti 2008 prodhon plumba gome, gaz lotësjellës dhe bomba zhurmuese.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu