Arma e vogël, por vdekjeprurëse që ndryshoi rrjedhën e luftës në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara kanë dhënë deri më tani kontributin më të madh për ushtrinë ukrainase që nga fillimi i luftës. Ndër armët më efikase që Washingtoni ka dërguar në vendin e përballur me një sulm brutal e të paprovokuar, janë raketat Javelin, të konsideruara ndër armët më efektive në botë kundër tankeve dhe automjeteve të tjera të blinduara dhe madje mund të rrëzojnë një helikopter në lartësi të ulët.

Falë tyre, trupat e Kievit kanë arritur të shkatërrojnë një sërë tankesh të armikut.

Javelin është një armë e vogël, e lehtë por shkatërrimtare. Ajo e kërkon objektivin në mënyrë të pavarur dhe mund të mbahet në shpatull. Kjo raketahedhëse peshon rreth 20 kg, e sipas prodhuesit të saj, Lockheed Martin, ka një rreze veprimi që mbërrin deri në 4 kilometra.

Kompania ka marrë një porosi nga Pentagoni prej 309 milionë dollarësh për prodhimin e mbi 1300 antitankëve të tillë, me fondet e siguruara nga ligji i miratuar së fundmi në SHBA për ndihma ushtarake ndaj Ukrainës, por edhe porosi nga disa shtete, si Shqipëria, Norvegjia, Letonia dhe Tajlanda, porosi këto të cilat zv.presidenti departamentit të prodhimit të sistemit Javelin, Dave Pantano tha se po punojnë për t`i realizuar të gjitha.

Për sigurimin e raketave Javelin, qeveria në Kiev ka kohë që përpiqet. Ky tip është një raketë mbrojtëse e re e prodhuar nga Raytheon dhe Lockheed, dhe mundet që në distancë të madhe të përdoret kundër tankeve, automjeteve të blinduara por edhe bunkerëve. Operatori duhet vetëm të fiksojë objektivin, pastaj raketa e gjen vetë atë. Në luftën në Lindje të Ukrainës, kjo shihet si një avantazh, për shkak se luftimet zhvillohen në rajone shumë të populluara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu