Armand Duka: Jam tifoz i Milanit, do doja ta shihja Brojën te kuqezinjtë

Futbollistët e rinj shqiptarë duhet të synojnë të luajnë më shumë. Kështu u shpreh Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit gjatë një interviste të dhënë për “Tuttomercatoweb” përpara sfidës Shqipëri-Itali.

Asllani dhe Kumbulla, lojtarët e rinj më premtues nuk po luajnë?

Është shumë e vërtetë. Nuk e di nëse stoli është rruga e duhur për ta. Për mendimin tim është më mirë që ata të shkojnë në klube ku mund të luajnë 90 minuta. Ata duhet të luajnë, kanë nevojë të aktivizohen.

E njëjta gjë po ndodhe edhe me yllin tuaj dhe të Chelsea, Armando Brojën?

E saktë! Ai ishte shumë mirë kur luante te Southampton sepse ishte gjithnjë titullar dhe aty emri i tij shkëlqeu dhe u rrit shumë.Tani te Chelsea luan 15-20 minuta e nuk është mirë kështu. A do të ishte mirë të luante në Itali? Të jem i sinqert do të doja shumë, do më pëlqente ta shikoja të luante te Milan, pasi unë jam një tifoz milanist.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu