Arratisja e Gruevskit, kërkohet dorrëheqja e Spasovskit

Protestuesit para Qeverisë përveç kërkesës që protestës t’i bashkohen edhe funksionarë të Qeverisë, përfshirë kryeministrin Zaev i cili dikur ka protestuar bashkë me aktivistët për të kërkuar sundim të së drejtës, kërkojnë dorëheqjen e Spasovskit dhe paraburgim edhe të Sasho Mijallkovit. Protestuesit fotografinë e Gruevskit lanë kujtim Zaevit për tija rikujtuar se duhen përmbushur premtimet.

Ndryshe, nisma për protestën në fjalë erdhi pas arratisjes dhe ikjes nga organet e rendit dhe të drejtësisë, të ish kryeministrit Gruevski, kurse organizatorë të protestës janë aktivistet Irena Ristiç dhe Meri Nikollova.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu