Arrestohen 2 spiunë serbë në Kosovë, ja emrat e tyre dhe detyra që kryenin në Anamoravë

Dy spiunë serbë janë arrestuar nga Policia e Kosovës në vendkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë. Trajan Trajkovic dhe Boban Dajic janë dy serbët e arrestuar nga Policia e Kosovës, ata në Kosovë shërbenin si spiunë të Serbisë.

Trajan Trajkovic, ishte i maskuar dhe punonte në Kosovë si drejtori i Shkollës Fillore në Viti, kurse Boban Dajic, ishte maskuar dhe punonte drejtor i Shkollës Teknike në Vërbovc në Kllokot, shkruan Gazeta Metro.

Dy serbët ishin duke udhëtuar me automjetin e tipit ‘Ford Galaxy me targat KS’ ku edhe janë arrestuar pasi informacioneve se dyshohen për spiunazh. Aksion ky që ishte në dijeni edhe Prokurori i shtetit, pas ndalimit nga Policia, 2 spiunët serbë janë dërguar në mbajtje. Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datë 10. 07. 2019 rreth orës 09:05 në Stacionin policor kufitar Dheu i Bardhë në dalje te Republikës së Kosovës, Policia Kosovës, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve zyrtare, gjatë kontrollit të një automjeti e tipit Ford Galaxy me targa (—KS—), te cilën e drejtonte personi i dyshuar mashkull/serb (i lindur ne vitin 1959) dhe se bashku me të si pasagjer ndodhej edhe personi tjeter poashtu i dyshuar mashkull/serb ( i lindur ne vitin 1978), dhe pas vlerësimit të informacioneve dhe dokumenteve të gjetura tek personat e dyshuar, është njoftuar prokurori i shtetit dhe pas konsultimeve të nevojshme dy të dyshuarit arrestohen dhe ndaj tyre inicohet rast konform kodit penal të Republikës së Kosovës për ” Spiunazh” , per te vazhduar pastaj me procedura të tjera sipas ligjit”, tha Hoxha për Metron.

Ndërkohë nga Serbia ka pasur reagime të ashpra ku kanë dënuar këtë veprim të Policisë së Kosovës dhe kanë kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm. Gazeta Metro në vijim do të sjell edhe fotot e dy spiunëve serbë dhe punën që kryenin në Republikën e Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu