Arrestohen dy shtetas francezë, hynë ilegalisht me veturë me targa ruse në Kosovë

Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje dy shtetas të huaj, të dyshuar për kalim ilegal të kufirit.

Sipas njoftimit të policisë të martën, në fshatin Jashanicë të komunës së Leposaviçit, njësitet policore të hënën, kanë ndaluar automjetin Land Rover me targa ruse, në të cilin gjendeshin dy persona me shtetësi franceze, të cilët kishin hyrë nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale.

“Dyshohet se duke përdorur rrugët ilegale kanë hyrë në Republikën e Kosovës, me ç’rast të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’”, thuhet në njoftim.

Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka autorizuar inicimin e rastit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu