Një aksion i madh policor ka finalizuar arrestimin e disa lojtarëve nga La Liga dhe Segunda Division në Spanjë, teksa 4 prej lojtarëve janë nga të rinjtë e Real Madridit, si dhe presidenti i klubit Huesca, Agustin Lasaosa, po ashtu edhe shefi i shërbimeve mjekësore të këtij klubi, Juan Carlos Galindo.
*Agustin Lasaosa (60 vjeç) – President i Huesca
Lojtarët e drejtuar nga Raul Bravo, shtoi këtu Borja Fernandez, i cili sapo mbylli karrierën tek Valladolid, Carlos Aranda, po ashtu i tërhequr dhe Samu Saiz, aktualisht tek Getafe, si edhe Inigo Lopez i Deportivo La Coruna kanë rënë në pranga me tre akuza të rënda mbi ta.
*Carlos Aranda (38 vjeç) – Ish lojtar i Real Madridit
*Borja Fernandez (38 vjeç) – Valladolid
*Samu Saiz (28 vjeç) – Getafe
*Inigo Lopez (36 vjeç) – Deportivo LA Coruna
Të gjithë këta lojtarë dhe drejtues klubi akuzohet për fiksim të rezultatit të ndeshjeve, për qëllime bastesh, akuza e pjesëmarrjen në organizatë kriminale dhe pastrim parash. /TS/










