Një shtetas nga Kosova, me inicialet G.R. (47-vjeç), është arrestuar në Ulqin, nën dyshimin se ka kryer disa vjedhje në zonën e Plazhit të Madh dhe Plazhit të Vogël.
Sipas Drejtorisë së Policisë, ndaj tij ishte lëshuar më herët një fletarrest lokal.
“Gjatë kontrollit të banesës që përdorte i dyshuari, policia gjeti një pjesë të sendeve të vjedhura nga raste të mëparshme, për të cilat dyshohet se janë marrë në territorin e Ulqinit. Po ashtu, u sekuestrua edhe një pako me lëndë narkotike të dyshuar si heroinë”, ka njoftuar Policia malazeze.
Hetimet paraprake tregojnë se G.R. dyshohet se ka kryer tri vjedhje në zonën e Plazhit të Madh dhe Plazhit të Vogël, duke u marrë qytetarëve para, telefona celularë, çelësa automjetesh, biçikleta, pije të shtrenjta alkoolike, cigare, si dhe sende të tjera personale.











