Arrihet marrëveshja, ja data kur do luhet Juventus-Inter

Supersfida Juventus-Inter nuk do të luhet në 13 maj, por të hënën e ardhshme në datën 9 mars. Federata italiane e futbollit së bashku me kampionatin italian arriti dakordësinë për të afruar së shpejti përballjet e prapambetura të Serisë A.

Sfida e ethshme midis “Zonjës së Vjetër” dhe zikaltërve do të luhet në “Allianz Stadium” në orën 20:45.

Ndërkohë, takimi Milan-Xhenoa do të luhet po në të njëjtën ditë në orën 18:30.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu