Arrihet marrëveshja, Sadio Mane do të jetë lojtari i Bayern Munich

Ka ardhur dhe fundi i telenovelës së Sadio Mane. Sulmuesi senegalez deklaroi para pak kohësh që nuk do të rinovonte kontratën e tij me Liverpoolin. Në skenë ishte Bayern Munich i pari dhe i vetmi ekip i cili u interesua për anësorin e Liverpoolit.

Gazetari italian, Fabrizio Romano, sapo ka konfirmuar se Sadio Mane do të transferohet te klubi gjerman. Marrëveshja do të zyrtarizohet sapo drejtuesit e klubeve të takohen fizikisht së bashku.

Mane ka rënë dakort me Byaernin për të gjitha detajet e kontratës dhe Liverpool gjithashtu ka rënë dakort për shifrat e transferimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu