Arsenali rivalizon Unitedin për Rabiotin

Adrien Rabiot me shumë gjasa po kalon ditën e fundit si lojtar i Juventusit, pasi futbollisti pritet të largohet nga “Allianz Stadium”.

Për mesfushorin bardhezi ka interesime nga Liga Premier, ku përveç Manchester United edhe Arsenal po kërkon shërbimet e tij.

Sipas “The Mirror”, Arsenali është në kërkim të një mesfushori qendre.

Profilet e lojtarëve nga klubi britanik janë të shumta, duke filluar nga Youri Tielemans e deri te Fabian Ruiz, megjithatë, një blerje më e lirë do t’i lejonte “Topçinjtë” të përdorin fondet për një sulmues qendror, i cili do të zëvendësonte respektivisht Aubameyang dhe Lacazette, të larguar drejt Barcelonës dhe Lyonit.

Për më tepër, Arsenali mund të përfshijë në ofertën për Rabiot edhe Hector Bellerin , një mbrojtës i mirëpritur nga klubi i Juventusit, i cili po kërkon një anësor dhe mbrojtësi spanjoll, që ka gjetur vazhdimësi sezonin e kaluar te Betis, mund të kalojë në Serie A.

“Zonja e Vjetër” e vlerëson Rabiotin në rrethin e 15 milionë euro, duke qenë se kontrata e tij skadon në vitin 2023. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu