Arsovska – Altaj: Nënshkruhet marrëveshje e rëndësishme për bashkëpunim ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Qytetit Konja

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Arsovska, gjatë vizitës së saj në Republikën e Turqisë, u takua me kryetarin e Qytetit Konja, z. Ugur Ibrahim Altaj, i cili është edhe kryetar i Unionit Botëror të Komunave Turke.

Në delegacionin me kryetaren e Shkupit, ishte edhe Husrev Emin, kryetar i MATUSITEB, gjegjësisht Lidhjes së organizatave turke në Maqedoninë e Veriut.

Në kuadër të takimit të punës, kryetarët nënshkruan memorandum të rëndësishëm për bashkëpunim ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Qytetit të Konjas.

– Sot nenshkruam marreveshje te rendesishme per bashkepunim, shprehim falenderimin tone Kryetarit te Konjas. z. Ugur Ibrahim Altaj, per mikpritjen dhe nisjen e nje kapitulli te ri miqesisë dhe bashkepunimit. Kjo marrëveshje nënkupton mbështetje të ndërsjellë dhe realizim të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, shkencës, kulturës dhe arsimit, mes Qytetit të Shkupit dhe Qytetit të Konjas, tha kryetarja Arsovska.
Arsovska theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që Qyteti i Shkupit të ndërtojë miqësi të reja dhe ta lidhë Qytetin e Shkupit me qytete miqësore dhe të binjakëzuara, por edhe se e njëjta paraqet krijimin e mundësive të reja për lidhje dhe punë në projekte të përbashkëta.
Në takim mori pjesë edhe drejtori i NP “Higjiena Komunale”, Zudi Enuzi, i cili pas vizitës së djeshme të përbashkët në ndërmarrjen publike në Konja e cila punon në fushën e grumbullimit dhe riciklimit të mbeturinave, theksoi se çdo mbështetje dhe bashkëpunim në vendosjen e praktikave të reja në fushën e trajtimit të mbeturinave për të përmirësuar sistemin e menaxhimit të tyre, është pozitive dhe mund të kontribuojë në zgjidhjen e sfidave.
Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fusha konkrete të veprimit që janë me interes për të dy qytetet, si dhe mundësitë potenciale për bashkëpunim ekonomik me qëllim të zhvillimit të politikave dhe projekteve me interes për qytetarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu