Arsyeja e çuditshme pse Mourinho u qeth qeros

Jose Mourinho gjithmon merr vëmendje në konferencat për shtyp apo në fushë, por këtë herë e ka marr për dicka ndryshe, për pamjen e tij.

“Special One” ka bërë humor për modelin e tij të flokëve duke treguar se e kishte kapur gjumi në karrigen e berberit.

Trajneri portugez ka treguar arsyen përse është qethur qeros.

“Ndonjëherë e ndjej shumë motin e ftohtë dhe dëshiroj që të ndryshoj pak”, tha Mourinho për Sky Sports.

“Por, këtë herë nuk është ky rasti. Me zuri gjumi në karrigen e berberit por kur u zgjova e pashë që isha keq dhe i thashë që t’i qeth flokë me “njësh”. Shpresoj që të rritën përsëri”, rrëfen Mourniho.

Ish-trajneri i Manchester United dhe Chelsea ishte në Gjermani gjatë fundjavës për të parë ndeshjet e rivalit të Spurs në Ligën e Kampionëve, RB Leipzig, me të cilët do të përballet në Londër javën e ardhshme.

Para kësaj ndeshje, Mourinho do të udhëtojë në Aston Villa dhe pastaj do të përballet me ish skuadrën e tij, Chelsea në “Stamford Bridge” më 22 shkurt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu