Artan Grubi është parë gjatë faljes së namazit të xhumasë në xhaminë e Butelit në Shkup, ku shërben hoxha Bedri Lika.
Pamjet, të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale, paraqesin Grubin gjatë faljes së namazit. Kjo konsiderohet paraqitja e tij e parë publike pas lirimit nga masa e paraburgimit shtëpiak.
Kjo paraqitje publike ka tërhequr vëmendjen, duke rikthyer interesimin për aktivitetet dhe lëvizjet e tij pas zhvillimeve të fundit.










