Gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, disa protestues kanë shfaqur para kamerave objekte që pretendojnë se janë plumba gome të përdorur nga Policia gjatë përplasjeve.
Si pasojë, një prej protestuesve është goditur në gjoks me një plumb gome, ndërsa një tjetër në këmbë, raportojnë mediat atje.
Sipas protestuesve, këto objekte janë përdorur nga efektivët gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e turmës.
Nga ana tjetër, burime nga Policia, të cituara nga gazetarja Dorjana Bezat, kanë bërë të ditur se gjatë ndërhyrjes janë përdorur mjete shpërqendruese.
Kjo është dita e pestë e protestës që vijon pa ndërprerje për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Deri më tani Policia e Shtetit për të ndalur protestuesit ka përdorur vetëm gazin lotsjellës dhe topa uji. Kjo është dita e parë kur përdoren plumba gome. /InfoShqip.com










