Sot pritet kaos edhe më i madh, të rinjtë po i shkojnë te zyra, Rama befason me lëvizjen e fundit (VIDEO)

Studentët kanë nisur paraditen e kësaj të shtune protestën e radhës në Tiranë, në ditën e pestë të saj, duke u grumbulluar fillimisht në rrugën përballë Ministrisë së Arsimit. Më vonë, ashtu siç ka ndodhur edhe ditët e kaluara, protesta pritet të zhvendoset në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Sot është paralajmëruar një revoltë edhe më e madhe, pasi në rrjetet sociale të rinjtë janë shprehur se diaspora është nisur drejt Tiranës.

Ndërkohë, forca të shumta policore janë vënë në gatishmëri pranë Ministrisë së Arsimit, por edhe në afërsi të godinave strategjike qeveritare, siç është Kryeministria. Edi Rama ka qëndruar deri në orën 11:00 në zyrën e tij.

Pamjet tregojnë momentin kur makina e tij, e shoqëruar nga eskorta e Gardës së Republikës dhe një patrullë e Policisë së Shtetit, largohet nga Kryeministria përgjatë bulevardit, në drejtim të banesës së tij në Surrel.

Bie në sy fakti se sot, në mbështetje të eskortës së kryeministrit Edi Rama, është angazhuar edhe një njësi e Forcave Speciale RENEA. Furgoni lëviz paralelisht me mjetet e tjera, duke ofruar siguri të shtuar për kreun e ekzekutivit në çdo situatë.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu