Artan Grubi: Zaevi e ka zakon të gabojë e pastaj të kërkojë falje (VIDEO)

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, deklaroi se sa i përket Komisionit të Venecias parasheh përdorimin e gjuhës edhe në monedh edhe në uniforma të ushtrisë.

Grubi shtoi se kryeministri Zaev e ka zakon të gabojë e më pas të kërkojë falje.

“Deklarata e kryeministrit ka të bëj me atë vetë dhe është një moment i reflektimit dhe i vetë kritikës së tij të shpeshtuar të tij të cilën e shohim se është përcjellë edhe në kërkim falje. Unë vlerësoj se kjo është një karakteristik e duhur e kryeministrit. Sa i përket ligjit për përdorimin e gjuhës, versioni draft i komisionit të Venedikut, parasheh përdorimin e gjuhës edhe në monedha edhe në uniforma të ushtrisë. Nuk mund ta shohim në pjesë të ndara të komisionit i cili akoma nuk është final”, theksoi Artan Grubi, deputet i BDI-së.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu